Plot 800 pako kokainë të fshehura në 37 canta e me peshë 932 kg janë sekuestruar nga Guardia di Finanza e portit Gioia Taura në rajonin e Kalabrisë.

Kokaina e cilësisë majft të pastër ishte fshehur në një kontenier e vinte nga një anije, nga Kili e transportonte midhje të ngrira.

Sekuestrimi u arrit falë kontrollit në rreth 2000 kontenierë të mbërritura nga Amerika Latine.

Kokaina e cilësisë mjaft të pastër do të sillte një përfitim prej 187 milionë euro.

Operacioni i sekuestrimit u arrit falë bashkëpunimit me agjensitë doganore e nën kooordinimin e Prokurorisë së Kalabrisë.

Autoritetet italiane informojnë se metodat e fshehjes së trafikut të kokainës nga Amerika Latine shfaqen në mënyra të ndryshme herë pas herë e në evolucion të vazhdueshëm.

Autoritetet kanë nisur një proces hetimore ndërkombëtar  për zbardhjen destiancionit final të kësaj ngarkese të madhe droge.