Zarfi në zyrën e mjekut të arrestuar, SPAK zbarkon në QSUT, merr në pyetje të sëmurën

Zarfi në zyrën e mjekut të arrestuar, SPAK zbarkon në QSUT,

Pesë ditë pas arrestimit të Edvin Priftit në sallën e gjyqit prokurorët kanë marrë në pyetje një paciente të shtruar në spitalin e zemrës. Dëshmia e gruas është kërkuar pasi emri i saj u gjet në një zarf të sekuestruar në zyrën e mjekut të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Dyshimet janë se zarfi është përdorur për dhënie rryshfeti ndërkohë që mjeku dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha kanë dorëzuar ankim në apel ndaj masave të arrestit me burg.

Hetimet për mjekun Edvin Prifti janë zgjeruar edhe në QSUT pas provave të gjetura në zyrën e kardiologut.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje një paciente, emri i të cilës ishte gjetur në një zarf bosh që i është sekuestruar të arrestuarit.

Pas verifikimit ka rezultuar se pacientja rezulton ende e shtruar në spital, ndërkohë që prokurorët e kanë marrë në pyetje se dhe përse zarfi me emrin e saj është gjetur në zyrën e mjekut dhe për çfarë ishte përdorur.

Lexo dhe: Doktori kërkon lirimin nga qelia dhe kthimin e parave

Ndërkohë avokatët mbrojtës të mjekut kanë dorëzuar në Gjykatë edhe Apelimin e Vendimit të masës së sigurisë.

Ata kanë kërkuar heqjen e arrestit me burg dhe kthimin e parave të sekuestruara me argumentin se Edvin Prifti nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Lexo dhe: Në sitë pronat dhe llogaritë brenda dhe jashtë vendit të kardiokirurgut Edvin Prifti

Duke dashur të bindin gjykatën për impaktin negativ që ka arrestimi i tij, avokatët kanë sjellë dhe një listë të pacienteve që janë në pritje të operimeve në zemër me Edvin Priftin.

Gjithashtu avokatët kanë kërkuar edhe kthimin e parave me argumentin se janë të ligjshme dhe bashkëpronare e asaj vlere që janë gjetur në banese dhe në çantën e mjekut është edhe bashkëshortja.

Ankim kundër vendimit të arrestit ka bërë edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha e akuzuar për korrupsion  me lirimet nga burgu në Krujë.

Avokati i saj ka sjellë ne vëmendje edhe faktin se nënat që kanë fëmijë nën 3 vjeç, ligji i favorizon që të mos qëndrojnë në masën "arrest me burg".

Ankimi përmban edhe një raport të ekspertëve për djalin e gjyqtares ku thuhet se megjithëse ai është 19 vjeç ka nevojë për përkujdesjen e nënës.

Gjykata pritet të caktojë datën për të shqyrtuar ankimin e avokatëve ndaj masave të vendosura nga shkalla e parë.

Vendi Lajme Kronike bllok edvin prifti

EMISIONET