Policia e Shtetit ka vijuar me operacionin kundër mosrespektimit të masave të ndërmarra anticovid.

Bëhet me dije se janë gjobitur rreth 1267 qytetarë me masën administrative 3000 lekë, të cilët janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Gjithashtu  është ndërshkuar me 1 milionë lekë edhe një subjekt që e ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, duke u ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

“Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lire”, njofton policia.

Sakaq i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid.