Më shumë kanabis në 2020, 17 punonjës policie të përfshirë në aktivitetin kriminal

Më shumë kanabis në 2020,  17 punonjës policie të

Autoritetet italiane konfirmojnë një fuqizim të aktivitetit të kultivimit të drogës në Shqipëri gjatë vitit 2020, ku janë konstatuar e asgjësuar dy herë më shumë pacela dhe bimë narkotike se sa në vitin paraardhës 2019.

“ Në 2019 kemi identifikuar 1109 zona të kultivuara,  25 719 bimë të shkatërruara. Në 2020 kemi identifikuar 1964 fusha të kultivuara dhe një total prej 58 423 bimë të shkatërruara."

Gjenerali italian konfirmoi se në 2020 vëzhgimi ajror i parcelave me kanabis filloi me vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë se rekordi i kultivimit të kanabisit në vendin tonë ishte shënuar në vitin 2016 me 700.468 bimë të shkatërruara.

Gjatë prezantimit të rezultateve të monitorimit vitin e fundit, policia italiane konfirmoi se sasia e drogës së kapur pas trafikimit nga Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë 2020-ës.

“Nga 11.4 ton në 2019, për periudhën nga 1 janari në tetor për 2020 në 0.91 ton.”

Drejtori i përgjithshëm Policisë së Shtetit pranoi para partnerëve italianë se ka pasur me dhjetëra raste të implikimit të efektivëve të rendit në këtë aktivitet kriminal.

“U përjashtuar tre punonjës policie. Janë ndërshkuar penalisht 17 punonjës policie që kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu janë dhënë 72 masa për shkelje të rënda disiplinore, 71 masa për shkelje të lehta disiplinore.”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shqiptare Ardi Veliu tha se çmimi i kanabisit në treg është rritur.

“ Nga 800-900 euro për vitin 2019 në 1400-1500 euro për vitin 2020.”

Ndërkohë ambasadori italian në Tiranë evidentoi disa raste bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër trafikut të drogës.

Lexo edhe:

FNSH aksion në fshatrat e Vlorës: Sekuestrohet mbi 120 kg drogë, ka 41 të arrestuar

Vendi Lajme policia e shtetit ardi veliu Aktualitet policia italiane

EMISIONET