Policia ka qenë në dijeni se 71 vjeçari Lefter Zhidrut ishte tip problematik dhe një rrezik për komunitetin e banorëve që jetonin në atë pallat në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.

Letrat ankesa drejtuar autoriteve vendore por dhe policisë, si dhe dëshmitë të shumta të banorëve tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishin marrë parasysh deri ditën e djeshme kur I gjithë qyteti përjetoi 5 orë terror që përfundoi me ekzekutimin nga RENEA të Lefter Zhidru.

“Ishte e paralajmëruar. Me prova e fakte”.

Madje edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është vënë në dijeni për njeriun problematik jo nje here por shumë herë dhe që policia nuk kishte ndërhyrë.

Ora News siguron një email dërguar Ardi Veliut nga një banore e zonës.

Emaili është shkruar në datën 8 maj 2020.

“Sot përsëri erdhi policia e cil nuk bëri asgjë. Duam ndihmën tuaj, dhe nëse nuk na jepni një zgjidje prë këtë gjë do I drejtohemi mediave. Ju lutem pres një përgjigje”

Efektivët e dinin dhe kishin qene disa herë në derën e banesës ku jetonte 71 vjeçari por asnjëherë nuk e kaluan pragun ku u gjet arsenal me armë.

Ekskluzive/ Kur Lefter Zhidru kërcënonte një banor të lagjes në muajin mars, tund gishtin tregues

Banoret thone se vinin policet dhe i thonin nuk kemi çfarë t’i bëjmë.


Banoret e akuzojne policine per neglizhence