Policia amerikane qëllon një person me ngjyrë, kamerat e trupit "e tradhëtojnë"

Policia amerikane qëllon një person me ngjyrë, kamerat e trupit

Një oficer policie në Ohio të SHBA është pushuar nga puna ditën e djeshme (e hënë) pasi nga kamerat e trupit të tij u zbulua se kishte qëlluar fatalisht Andre Hill.

Policia i Columbus, Adam Coy u pushua nga puna disa orë pas një séance dëgjimore të zhvilluar në gjykatë.

"Veprimet e Adam Coy nuk janë në përputhje me betimin e një oficeri të Policisë Columbus, ose standardet që ne dhe komuniteti kërkojmë nga oficerët tanë”, thuhej në deklaratën e shkarkimit të tij.

Andre Hill u qëllua për vdekje nga policia në një kohë që po qëndronte në celular. Vrasja e 47 vjeçarit pason të shtënat fatale ndaj Casey Gooson Jr më 4 dhjetor nga një sherif në Franklin të SHBA.

Këto vrasje kanë provokuar një sërë reagimesh të ashpra kundër vrasjeve të personave me ngjyrë.

Si ndodhi vrasja e Andre Hill?

Gjithçka nisi kur dy oficerë u thirrën nga një qytetar rreth orës 1 të mëngjesit, se një makinë e dyshimtë qëndronte përpara shtëpisë së tij. Kamerat tregonin se Hill dilte nga një garazh me telefon në dorë, pak përpara se oficerët të mbërrinin në vendin e ngjarjes.

Filmimet nuk kanë audio dhe nuk kuptohet mirë momenti kur qëllohet ndaj tij, por kamerat tregojnë momentin kur Hill bie në dyshemenë e garazhdit. Gjithashtu avokatët e çështjes akuzojnë efektivët se nuk kanë tentuar t’i japin ndihmën e nevojshme 47 vjeçari.

Sakaq Adam Coy është në hetim si autori kryesor për të shtënat e asaj mbrëmje.

Bota Lajme SHBA andre hill adam coy

EMISIONET