Policë, mësues, ekonomistë…/ Covid-19 ‘mbërthen’ edhe Beratin

Policë, mësues, ekonomistë…/ Covid-19

Zgjerohet harta e institucioneve në Berat që preken nga Covid-19.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News nga ky qytet, ditën e sotme janë konfirmuar vatra të reja infektimi në bashki, shkolla, kopshte, në burgun e qytetit, në Drejtorinë e Policisë dhe në disa biznese private.

Infektimet e reja:

  • 2 specialistë në bashkinë Berat.
  • 1 inspektor në bashkinë Berat.
  • 1 edukatore në koshtin e fshatit Syzezë.
  • 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira".
  • 1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni".
  • 1 mësues në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole"
  • 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan
  • 3 në burgun e Beratit.
  • 2 polic në DPV Berat.
  • 1 ekonomist në filialin e një banke të nivelit të dytë.
  • 1 operator në Call Center.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 801 raste të reja në të gjithë vendin dhe 18 viktima.

Sa i përket Beratit, ky qark ka 651 raste aktive, ndërsa si qytet ditën e sotme ka regjistruar 23 raste të reja.

Lexo edhe:

Rriten shifrat/ 18 viktima nga Covid-19 dhe 801 infektime të reja në 24 orët e fundit

Vendi Lajme Covid-19 Lajmi i fundit Sociale infektime berat Aktualitet institucione

EMISIONET