Departamenti antikorrupsion në Partine Demokratike, nëpërmjet një investigimi të titulluar “poli i drejtësisë apo poli i miliona eurove?!” denoncon atë që e quan aferë me pallatin e drejtësisë. PD thotë se qeveria ka blerë nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë.

Departamenti antikorrupsion në partinë demokratike ka publikuar një investigim, ku pretendohet aferë korruptive me pallatin e drejtësisë.

Ky investigim nxjerr në pah se qeveria nëpërmjet një kontratë sekrete shumë e së cilës mendohet të jetë rreth 11 milion euro ka blerë nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë.

“Përse Këshilli i Ministrave nuk e publikon kontratën e lidhur me DHKA-në?

Përse kujdeset aq shumë që në vendimin e tij të mos rezultojë asnjë vlerë konkrete e çmimit të blerjes, por referon tek projekt-kontrata, por që nuk ia bashkëlidh vendimit të publikuar, sikundër përcakton vetë vendimi? Si e justifikon vlerën e raportuar nga mediat, 11 mln Euro, të godinës së DHKA-së, e cila u ndërtua pa kundërshpërblim mbi truall shtetëror?Nuk ishte alternativë më ekonomike ndërtimi nga vetë shteti i kësaj godinës së nevojshme?”

Partia Demokratike thotë se kjo është një aferë e pastër ndaji kërkon SPAK të nis hetimet, edhe pse dyshon se kjo do të ndodh.  

“Përballë mungesës së përhershme të vetëdijes mbi detyrimin për transparencë të kryeministrit, SPAK ka detyrimin të hetojë…por dhe të vepruarit e SPAK-ut tashmë është bërë si puna e hallës.”

Në vitin 2013 këshilli i ministrave i kaloi dhomës kombëtare të avokatisë 25 000 metra katror toke për ndërtimin e shkollës kombëtare të avokatisë.

7 vite me pas, qeveria e bleu këtë toke bashke me një godine 3-katëshe, rreth 11 milion euro për të vënë në dispozicion të organeve të reja të drejtësisë.