Në një banesë në qytetin e Pogradecit ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari i shtëpisë Ylli Latifflari, 59 vjeç.

Ai ka pësuar djegie të shumta në trup dhe është nisur drejt repartit të djegieve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si “Rruga e Volorekës. Zjarrëfikësit e Pogradecit kanë arritur të shuajnë zjarrin duke shmangur djegien e gjithë banesës.

Nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe shkak dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit