Pogradec: Plagosi fqinjin me mjet prerës, arrestohet

Pogradec: Plagosi fqinjin me mjet prerës, arrestohet

Dy fqinj, Dorjan Rusi dhe Fatos Çoçka, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, ku për pasojë, një prej tyre ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Sherri në fillim ka nisur në lokalin e fshatit. Më pas Dorjani është larguar drejt shtëpisë ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke e goditur me mjete të mprehta dhe duke e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zagorçan të Pogradecit.

‘’Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve’’, informon policia.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Vendi Lajme spital plagosje Kronike pogradec

EMISIONET