Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në Lin të Pogradecit mesditën e sotme. Goditja ka qenë e fortë ndërsa dy persona janë dërguar në spitalin e Pogradecit. Njëri prej tyre është në gjëndje të rëndë dhe po sillet në Tiranë  në spitalin e Traumës.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Njëra prej makinave ka qenë me targa greke.  Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurit.