Një këmbësor mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Memelisht të Pogradecit.

Ai u përplas nga një makinë ndërsa ecte anës rrugës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.