Vazhdojnë operacionet për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit në vend.

Ditën e sotme është kapur një furgon mallrash me 2 refugjatë brenda.

Policia e Pogradecit bën me dije se këta 27 refugjate janë vendet e lindjes se mesme dhe ishin nisur në drejtim të kryeqytetit.

“Sipas burimeve të siguruara ky furgon me drejtues një shtetas identiteti i se cilit nuk behet i ditur ka udhëtuar nga Bilishti ne drejtim te Pogradecit e me pas me destinacion kryeqytetin,nga i cili refugjatet zgjedhin te kalojnë ne një nga vendet e Evropës. Te njëjtat burime shtojnë se ne pranga te policisë ka rene drejtuesi i mjetit tip furgon ndërsa kryhen veprime te mëtejshme proceduriale, për te identifikuar edhe persona te tjerë te dyshuar si te përfshirë ne transportin e paligjshëm kundrejt fitimit” – njofton policia.  

Pjesa më e madhe e shtetasve të kapur janë kurdë, algjerianë e marokenë dhe vetëm pak prej tyre sirianë.

Disa prej tyre që janë kapur shumë herë nga policia shqiptare dhe pasi janë rikthyer përsëri me shpresën për të kaluar në vendet e BE-së.