Një sherr në gjendje të dehur që përfundoi me plumba rrezikoi të prodhojë një tragjedi në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Një 35 vjecar qëlloi në lokal me automatik, në një kohë kur brenda ambienteve ndodheshin disa persona.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Bledi Shahini.

Ai është dërguar në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

Autori i identifikuar si Spartak Çela, që sic thotë policia ishte në gjendje të dehur u largua menjëherë dhe ndodhet në kërkim.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02 00 të mëngjesit, ku gjatë kësaj kohe, autori, i plagosuri dhe burrat e tjerë në local kishin konsumuar alkool.

Burimet thonë se shkak u bë një debat i nisur me fjalë, por detajet janë ende të paqarta.

Pasi ka marë njoftrimin, policia e Pogradecit ka nisur kërkimet për 35 vjecarin, ndërkohë që ka arritur të gjeje armën që u përdor për sulmin në mes të lokalit.