Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një grua është gjetur e pa jetë në banesë dhe pran saj është gjetur edhe një fëmijë i seksit femër rreth 10-vjeçe e cila vuan nga epilepsia.

Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim dhe pas trajtimit në pediatri ka rimarrë vete.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës.

Flet Bexhet Liçkollari, shefi i pediatrisë Pogradec për gjendjen e fëmijës 10-vjeçare.

“Fëmija erdhi në gjendje jo të mire shëndetësore e pangrënë e zbehtë dhe dehidratuar. Është rehidruar, ushqye dhe i janë marre ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë që i janë siguruar dhe veshmbathje. Shërbimi i pediatrisë është në kontakt me shërbimin social për plotësimin dhe ekzaminimet e nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirë dhe e stabilizuar. Vajza e vogël ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.”

Asaj do ti bëhet edhe testi i Covid-19, pasi është gjetur e pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit.

Trupit të gruas së pajetë do ti bëhet ekspertiza në Tiranë, pasi është me nënshtetësi maqedonase.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasje.

Ka qenë komshiu i cili ka lajmëruar policinë, pasi prej 2 ditësh ai nuk e ka parë gruan të dalë nga banesa dhe ka nuhatur aromë të keqe që vinte.

Renato Vesholli: Erdha dje nga puna. Vajza më tha se në pallat vinte shumë erë. U ngjitëm lart në katin ku banonte zonja. Çupa nuk reagonte. Dritat ishin shuar. Mora 129 erdhi patrulla.  Hymë brenda pamë zonjën që kishte mbaruar. Më vjen gjynah për fëmijën se nuk kishte asnjë njeri, ndërsa jetimorja refuzonte ta merrte për momentin pasi kërkonin të bëhej tampon.

Kjo ka bërë që të lajmërojë policinë pasi në banesë ka qenë dhe vajza e saj 10-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia dhe ka qenë në gjendje shoku dhe e paushqyer.

Para një muaji bëhet me dije se asaj i ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti.