Ky është Kodhel Leka 66 vjeçari që u rrah barbarisht me levë nga nipi i tij Edjon Leka i arrestuar tashmë nga policia e Pogradecit ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

66 vjeçari ndodhet në spitalin e traumës në kryeqytet me dy duar të thyera dhe plagë të shumta në fytyrë.

I gjithë sherri ka nisur për një telefon që autori i ngjarjes kish marrë në shtëpinë e xhaxhait pa e pyetur.

Ata kanë debatuar para disa ditësh dhe mbrëmë nipi ka shkuar në vendin ku xhaxhai i tij punonte roje dhe e ka rrahur barbarisht me levë bashkë me një shok të tij.

Burimet shtojnë se nipi trajtohet me KEMP për probleme mendore ndërsa ka qenë disa herë në burg më herët për vjedhje.

Kodhel Leka 66 vjeç nga fshatin Vërri, roje në një pikë grumbullimi hekur nikeli u rrah barbarisht me mjete të forta dhe leva.

Për pasojë i thyen të dyja duart, krahun dhe ka goditje në kokë.

66 vjecari është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit e më pas në kryeqytet pasi ishte në gjendje të rënduar.