"Po shkojmë drejt një situate katastrofike" mjekja Cekani: Duhet të shtrëngohen masat, nuk kanë qenë efektive

"Po shkojmë drejt një situate katastrofike" mjekja Cekani:

Mjekja e Institutit Onkologjik të Zvicrës italiane, Elona Cekani në Tempora ka ngritur alarmin se po shkojmë drejt një situate katastrofike.

Cekani ka thënë se ka nevojë që masat anticovid të shtrëngohen më shumë, ndërkohë që vë në dukje edhe papërgjegjshmërinë qytetare.

Cekani: Po ikim nga fokusi. Ta zëmë se edhe këta të hospitalizuar po trajtohen nëpër shtëpi dhe spitali ka akoma kapacitet për fat të mirë. 4-5% e pacientëve, kapem gjithmonë te 35 mijë raste aktive, kanë nevojë për kura intense. Një llogari e thjeshtë të thotë se 1500-1700 raste kanë nevojë për kura intense. Këta konsideroji të humbur. Ne jemi përballë faktit dhe akoma diskutojmë a do respektojmë masat apo kushtet. Duke hequr papërgjegjshmërinë qytetare.

Këto masa nuk janë efektive. Ka nevojë që këto masa të shtrëngohen sepse po shkojmë në katastrofë. Nëse nuk llogarisni 1000 raste në ditë, ashtu siç tha doktor Dasho, shumëzoi për 3 apo 4 këto raste dhe pastaj më thuaj që jemi ende në kushte të kontrollueshme. Numrat nuk i besoj, sepse dje doktor Brataj më ka dalë me një numër reproduktiv nën një, që është absolutisht e pamundur. Ne kemi dy muaj të mbyllur në Zvicër, po kështu në Gjermani. Mezor arrin në një R1. 1.096 e kishte Zvicra sot. Kemi dy muaj të mbyllur. Në Shqipëri çdo gjë është shend e verë.

Vendi Lajme pandemi mjeke Aktualitet katastrofe elona cekani

EMISIONET