Aksident pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 54-vjeçare me inicialet M.XH, ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke rregulluar depozitën e ujit.

E aksidentuara është transportuar drejt spitalit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.