“Po ngarkohet SPAK-u”, Murrizi kujton thënien e gruas 'zemërbardhë': Mos t’ja prish këtij, mos t’ja prish atij ngela...

“Po ngarkohet SPAK-u”, Murrizi kujton thënien e gruas

Deputeti i opozitës parlamentare Muslim Murrizi gjatë seancës parlamentare sot ka thënë se sipas tij SPAK po ngarkohet dhe dosje dhe çështje që nuk janë shumë të rëndësishme.

Murrizi e ka krahasuar situatën e krijuar në votimet parlamentare me një shprehje vulgare, ndërkohë që i ka kujtuar mazhorancës votimin e reformës në drejtësi me 140 vota me 0.

Murrizi: Votimet e këtij Kuvendi për hall në këto vitet e fundit janë si rutinë dhe punë e zakonshme, nuk e di se çfarë halli ka që voton dhe nuk i do. Mbaj mend që 140 me 0 ju dhe ata që ishin këtu me ju, keni votuar reformën e famshme në drejtësi, dhe më pas filluar ta arnonit prapë pa u nisur të krijoheshin insitucionet. Nga halli po votoni edhe sot, por që nuk është në sinkron me atë që kërkojnë shqiptarët dhe me atë që duan realisht.

Më kujton një thënie vulgare të një gruaje në pazar që tha “Mu m’ka gjet belaja, se duke qenë zemërbardhë, mos t’ja prish këtij, mos t’ja prish atij, ngela pa bërë fëmijë me burrin tim” Nuk e di se çfarë halli keni, por të ngarkohet SPAK-u me krime imagjinare zgjedhore, me çdo lloj paçavureje të 5 qershorit, ta ngarkosh me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, do të thotë që SPAK-u të mos funksionojë, të mos merret me 140 deputetë, ministra, ish-ministrat, të mos merret me 60 kryetarët e bashkisë, me 2000 drejtorët të përgjitjshëm, rajonalë, zv/ministra për të cilët realisht është patur parasysh për ata që detyruan këtë sallë ta votojë 140 me 0.

Vendi Lajme reforma ne drejtesi SPAK kuvend Aktualitet Muslim Murrizi

EMISIONET