Duke iu referuar deklarimeve të disa ekspertëve, CNN shkruan: “Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, gjërat ka shumë të ngjarë, që të mos kthehen kurrë në normalitet”.

Ekspertët thonë se kanë kaluar shumë muaj nga ndryshimet që janë bërë në jetën tonë të përditshme dhe shtojnë se nëse nuk do të pajtohemi me rregullat, kjo gjë do të ndikojë për keq në jetën tonë.

“Politikanët që pretendojnë se ‘normaliteti’ është afër po mashtrojnë veten ose pasuesit e tyre, ose ndoshta të dy janë duke u gënjyer” u shpreh Thomas Davenport, profesori i teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit në Kolegjin Babson në Wellesley, Massachusetts.

Davenport tha se njerëzit që vuajnë nga një tragjedi kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, duke u përpjekur të harrojnë.

“Unë mendoj se COVID-19 është pak më ndryshe. Kjo sepse ne vazhdojmë të presim që pandemia të përfundojë së shpejti”, u shpreh Davenport