Në mes të shumë mesazheve për iken e parakohshme të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, bie në sy edhe ai i argjentinasit Lionel Messi.

Messi është shprehur i keqardhur për ndarjen nga jeta të Maradonës, teksa ka shkruar se ai do të mbetet i përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtë për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Po na lë por nuk po ikën, sepse Diego është i përjetshëm

 Më kanë mbetur të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me të dhe do doja të përfitoja për të ngushëlluar familjen dhe miqtë e tij. RIP”, shkruan Messi.