Po luanin futboll, 10 fëmijë humbin jetën nga rrufeja

Po luanin futboll, 10 fëmijë humbin jetën nga rrufeja

Dhjetë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga një rrufe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veri perëndim të Uganda.

Fëmijët  ishin duke luajtur futboll kur shiu i detyroi ata të strehoeshin në një kasolle e cila më pas u godit nga rrufeja.

Nëntë fëmijë të moshës 13-15 vjeç humbën jetën në moment ndërsa fëmija tjetëer vdiq gjatë rrugës për në spital.

Tre të mbijetuari janë duke marrë trajtimin në spitalin rajonal të vendit.

Nga organet policore ky aksident konsiderohet si më i keqi i këtij lloji që prej vitit 2011, kur 18 fëmijë u vranë në një shkollë.

Bota Lajme humbin jeten goditje nga rrufeja 10 femije

EMISIONET