Kryeministri Edi Rama është takuar në Beirut me gjeneralin Abass.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook ku Rama se e ka falenderuar për ndihmën për shpëtimin e 4 fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.

Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë“, shkruan Rama në postimin e tij.

Në këtë vizitë kryeministri Rama shoqërohet edhe nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Avioni që i sjell në Shqipëri pritet të zbresë në Rinas rreth orës 13:30.