Një 39 vjeçar francez është gjobitur nga policia pasi theu karantinën, teksa është justifikuar duke thënë se po shkonte të qëllonte dikë në fytyrë.

Burri i cili jetonte në qytetin Brittany të Francës, u fsheh pas një makine pasi u pikas nga oficerët e policisë.

Sipas efektivëve, ai ishte i dehur. 39 vjeçari u mor në pyetje, teksa rezultoi se ishte i pajisur edhe me një thikë. Në leje ai kishte shkruar “Do iki të shkatërroj fytyrën e një djali. Ky është justifikimi im dhe është një justifikim i mirë.

Policët u çuditën nga justifikimi që francezi kishte përdorur, teksa nuk kanë hezituar ta gjobisin atë.

Qytetarët francezë duhet të marrin leje me shkrim për të dalë nga shtëpia, për shkak të masave të marra në luftën kundër Covid-19.