"Po i vrasin paraardhësit e tyre.." apeli i drejtuesit të Arkivit: Dorëzoni dokumentet me rëndësi historike

"Po i vrasin paraardhësit e tyre.." apeli i drejtuesit të

Trashëgimtarët e figurave të rëndësishme të historisë tonë që kanë në ruajtje dokumente të rëndësishëm vijojnë të jenë hezitues për ti bërë ato pjesë të Arkivit Shtetëror.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Shqiptar, Ardit Bido, i ftuar në Ora News tha se ka pasur dhurime por jo në nivelet që pritet.

Ai shfrytëzoi edhe rastin për tu bërë apel që ti dorëzojnë pasi pa e kuptuar po i shkatërrojnë ato.

Bido: Ka pasur, jo aq sa duhet. Këtu ndoshta duhet tëjmë dhe një thirrje ndaj të gjithë atyre që mbajnë dokumente në shtëpi të paraardhësve të tyre që praktikisht po i vrasin paraardhësit e tyre. Dokumenti i mbajtur jashtë kushteve të caktuara është një dokument qëmtohet për jetë. Fakti që e mban dikush se ka qenë e gjyshit të vet, e kuptoj e mban me zemër, po e vret atë dokument. Fatmirësisht ka pasur shumë shembuj të mirë dorëzimit dhe dhurimit të dokumentacionit në Arkiv, nga Lasgush Poradeci, Rauf Fico, te Hasan Dosti. Pasardhësit e tyre vendosën në një moment të caktuar ti dorëzojnë këto dokumente në Arkiv në mënyrë që të ruhen siç duhen por edhe të përhapen, të studiohen.

Komunizmi dhe Mbretëria, janë dy periudhat e historisë tonë për të cilat kanë më interes studiuesit por jo vetëm.

Bido: Dy janë kategoritë që studiuesit kanë qejf më shumë, periudhën e mbretërisë dhe komunizmit. Ka një kërshëri të madhe përsa i përket periudhës së komunizmit, ku nuk janë thjesht studiuesit por edhe gazetarë të cilët vijnë dhe qëmtojnë dokumentacionin. Sidomos prej faktit që ne po deklasifikojmë në mënyrë të vazhdueshme dokumentetet e komunizmit. Lidhur me mbretërinë ka akoma hapësirë për studime të mëtejshme ndaj e kuptoj dhe këtë kërshëri.

I pyetur se cilat janë sfidat e këtij viti për Arkivin Shqiptar, Bido u përgjigj:

Bido: Në radhë të parë përfundimi i procesit të përpunimit të dokumentacionit që me shpresë përfundon sivjet. Së dyti, vendosja në brazë e institucioneve të administratës shtetërore që në punën me dokumentet janë shumë më seriozë se kanë qenë.

Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online Besjana Kuçana

Kultura Lajme arkivi i shtetit Intervista në Ora News ardit bido

EMISIONET