Si çdo herë tjetër e kësaj radhe Aurela Gaçe ka “tundur”  fansat  me këngën e saj më të re.

“Lento Lento” e Aurelës ka ardhur në pikun e verës duke sjellë një mbyllje të sezonit ashtu si vetëm këngëtarja labe di të bëjë.

Me një këngë moderne të miksuar me ritmet e muzikës popullore , Aurela i këndon dashurisë duke e paralajmëruar se nëse vazhdon me dëngla nuk ka për ta gjetur më.

“Lëri dënglat se do t’më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh”, thotë ajo.

Me një grup të rrinjsh në videoklip që i japën më shumë gjallëri,  kjo këngë pritet që vetëm në shumë pak orë të bëjë namin me klikime.