Dita e djeshme (e diel), mjaft e ngrohtë dhe e pazakontë për stinën, ka afruar pranë plazhit qytetarë të shumtë.

Ata me më shumë guxim, nuk hezituan të kridhen në det.

Të tjerë me maska e në distancë, zgjodhën qëndrimin në breg, duke u argëtuar me fëmijët ose duke i kushtuar kohë leximit.

Qytetarët i druhen infektimit nga virusi, por thonë se shëtitjet në plazh bashkë me detin e rërën janë kura e tyre.

“Sa më shumë plazh të bësh, aq më pak është mundësia për koronën, mendoj unë”

“Të thuash s’kam frikë, nuk është serioze, por me masat që merren, me larjen e duarve, me këto gjërat, sikur nuk kemi ndjerë tani”, shprehen qytetarët.

Vlorës, përveç qytetarëve të saj, këtë fundjavë nuk i munguan as turistët.