Planet e Inter për zëvendësuesin e Handanoviç, i preferuari kushton 30 milionë euro

Planet e Inter për zëvendësuesin e Handanoviç, i

Pavarësisht formës së tij, Samir Handanoviç shpesh është në dyshime te Inter. Gardiani slloven mbetet determinant si për trajnerin Antonio Conte ashtu edhe për drejtuesit e klubit, pavarësisht gabimeve dje ndaj Veronas, që sigurisht kanë një peshë.

Për shkak se vitet kalojnë për të gjithë, Inter është duke kërkuar pasardhësin e Handanoviç, 36 vjeç, shkruan Calciomercato, raporton Ora News.

I PREFERUARI – Në një listë të gjatë, nga Gollini te Silvestri, Juan Musso mbetet i preferuari nga drejtuesit zikaltër.

Argjentinasi mbetet zgjedhja e parë por është ende herët për të bërë hapa përpara. Gjithçka varet edhe nga vendimi i Samir Handanoviç për sezonin 2021/22.

Ndërkohë Inter ka mësuar edhe çmimin e Mussos: 30 milionë euro. Kaq e vlerëson Udinese gardianin e saj.

I pari në listë që kushton, por në qendër të një projekti ku fokusi janë të rinjtë, roli i portierit është shumë i rëndësishëm.

Juan Muso

/a.r,OraNews

Sport Lajme inter Futboll portieri handanovic udinese juan musso

EMISIONET