Plagosje me armë në Shkodër, policia shpall në kërkim autorin

Plagosje me armë në Shkodër, policia shpall në kërkim

Një 24-vjeçar, i identifikuar si Eduart Lekndreaj është paraqitur rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të hënës, në Spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri.


Sipas informacioneve, ai është plagosur në lagjen “Tre Heronjtë”, pas një konflikti të çastit, me një person tjetër.
Ai ndodhet në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mundur që të identifikojë autorin, dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Ndërkaq policia e Shkodrës ka bërë të mundur një vit pas atentatit në fshatin Grudë të Shkodrës, arrestimin e një 33-vjeçari, pasi ai është dënuar me masën “Arrest me burg” në mungesë që nga janari i 2020 dhe ishte në kërkim.

Qëlluan me armë shtëpinë në Grudë, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër, në kërkim i vëllai
33 vjeçari bashkë me dy vëllezërit hapën zjarr ndaj banesës së Gjergj Mhillajt më 8 janar. Njëri nga vëllezërit është arrestuar, ndërsa tjetri mbetet ende në kërkim.

Vendi Lajme shkoder arme plagosje Lajmi i fundit Kronike

EMISIONET