Plagosja në Kavajë, Tafaj: Një akt i paprecedentë

Plagosja në Kavajë, Tafaj: Një akt i paprecedentë

Arben Tafaj, pjesë e listës së kandidatëve të PD në qarkun e Tiranës si pjesë e Partisë Agrare Ambjentaliste, në një intervistë për gazetaren Siklajda Shora në Ora News, komentoi ngjarjen e djeshme në Kavajë ku një 27-vjeçar u plagos me armë zjarri brenda njërës prej zyrave elektorale të PD në qytetin e Kavajës.

“U duk sikur fushata do kalonte e qetë. Sikur kjo fushatë do të kishte parametrat e duhur, të paktën parametrat qytetarë, fatkeqësisht mbrëmë u trondit kjo situatë. Mbrëmë ishte një akt i paprecedentë. Hyhet në zyrën elektorale dhe plagoset sekretari”, u shpreh Tafaj.

I pyetur se si pritet të shkojë dita e zgjedhjeve, Arben Tafaj u shpreh:

“Unë nuk do doja të bëja orakullin dhe si qytetar i Tiranës nuk do doja kurrë të kishte përplasje ditën e votimeve sepse kjo do të ishte një njollë turpi për këtë qeveri që nuk është e zonja të organizojë një palë zgjedhje ashtu siç duhet. Pse jo, edhe klasa politike do të kishte marrë një barrë të rëndë.

Lexo edhe: Përplasja për Kavajën/ PD nxjerr foton autori në mesin e drejtuesve të Bashkisë, Rama e mohon

EMISIONET