Elvin Zira, 17 vjeç, mbeti i plagosur ditën e sotme në Sukth të Durrësit teksa 16-vjeçari XH.S e qëlloi me thikë.

Burime thonë për Ora News se, i plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjta burime theksojnë se, të rinjtë ishin konfliktuar me njëri-tjetrin ditë më parë, ndërsa kishin lënë ditën e martë si “ditë sqarimi”.

Por fatkeqësisht “sqarimi” përfundoi me përdorimin e thikës që la të plagosur 17-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë pas arrestimit të autorit:

”Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme,  shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës”, informon policia.

Lexo edhe: Durrës: Plagosi 17-vjeçarin me thikë, arrestohet i mituri

Durrës, plagoset me thikë 17-vjeçari