Plagosi një person në Mat, policia në kërkim të 32-vjeçarit nga Tirana

Plagosi një person në Mat, policia në kërkim të

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar plagosjes së mbrëmshme në Mat.

30-vjeçari u plagos në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim për këtë ngjarje shtetasin T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

“Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.” – njofton policia.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.

EMISIONET