Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi plagosi me thikë kushëririn e tij, 25 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale XH.F.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër,  ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e Policisë.