Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, refuzon bashkëpunimin me policinë

Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, refuzon

Një plagosje me thikë ka ndodhur në zonën e farkës në Tiranë ku i dëmtuar është shtetasi Admir Mulaj, vëllai i anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndonëse zyrtarisht nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Megjithatë, sipas burimeve jo zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

LEXO EDHE:  Sot në 21:00 Rtv Ora dhe Notto sjellin sondazhin e parë kombëtar

Burime të policisë kanë thënë se shtetasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.

 I plagosuri ka qenë palë në disa denoncime të bëra në polici në lidhje me aktivitetin e tij si ndërtues dhe disa mosmarrëveshje lidhur me shitjen e apartamenteve.

Vendi Lajme Lajmi i fundit thike Aktualitet admir mulaj natasha mulaj

EMISIONET