S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç në tërë qënien njerëzore, lot i hidhur në sy…një brengë që se shpjegon dot. Jeta e Kasem Hysenbelliut u pre në mes.

U pre në momentin më të bukur. Kur ai tërë energji dhe plane kishte ndërmend të bënte gjera të mrekulkueshme.

Kasemi gjera të mrekullueshme ka bërë gjithmonë tërë jetën e tij. Ishte një shok i veçantë fëmijërie, sepse u njohën që në shkollën e oficerave, një mik i çmuar një punëdhënës i rrallë, një bashkëpuntor i mrekulleshëm. Se besoj dot që Kasemi s’ është më. S është e mundur. Atë dhe vdekja se mundte dot. Kush ma thotë ç’ ka ndodhur.

Të gjithë janë pikëlluar janë dërrmuar. Kush e ka njohur e ka bërë mik të përjetshëm e ka bërë shok mik vëlla.

Kasemi s’ka ikur. Ai po fle, dhe do ngrihet se e pret një zonjë fisnike, e pret gruaja, vajza djali, vëllezëritb e tij Irfani Bardhi, Besniku, motra e tërë familja e tij e madhe Hysenbelliu. E presim ne stafi tij Petrit Beci, Genta tërë gazetarët tërë operarorët tërë stafi i Televizionit Fax News.

Pa të gjithçka është zero, ska vlerë, se ai e krijoj me mish e me gjak, e krijoj si një puntor i palodhur që ishte. Ai s’ duhet të kishte ikur.

Pse…një milionë herë pse. Kaqë e pamëshirshme korba vdekje. Pse ma more mikun tim shokun tim vëllanë tim.

Eh sa plane kishim. Eh sa gjera ndamë bashkë në Berat në shtëpinë e oficerave në vitin 1986….eh sa gjera ndamë bashkë në këto 30 vjet. Po ku na dalin fjalët në këtë ditë të zezë për ne.

Kasemi ishte një mik i veçantë. Një mik që nuk zëvëndësoshet dhe pikë.

Ç duhet fjalët. Na pikon gjak shpirti për të. Mua s’më besohet. Mos bëni shaka që Kasëm Hysenbelliu s’ më.

Ai është gjallë. Sfidona Kaso, siç di ti. Na fol në fjalë. Janë me mijëra që të presin. Hajde jepi vëlla çohu…çohu….plaga jote s mbyllet lehtë. Është shumë e thellë.