Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic është shëruar nga koronavirusi.

17 ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin, boshnjaku këtë të martë (8 shtator) është testuar sërish dhe ka dalë negativ.

“Sot kam marrë konfirmimin se jam testuar negativisht. Do t’i nënshtrohem edhe një testi të dytë sot dhe nesër do të marr vesh rezultatet” – deklaroi Pjanic për mediat boshnjake.

Gjithashtu media thekson se nëse gjithçka shkon mirë, Pjanic do të udhëtojë nesër ose të enjte në Barcelonë , ku do t’i nënshtrohet edhe një tjetër testi për koronavirus dhe më pas do të bashkohet me ekipin.