Pistoletë me silenciator në çantë dhe fishekë luftarakë në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Pistoletë me silenciator në çantë dhe fishekë

Një 32-vjeçar u vu në pranga nga policia në rrugën ''Qyteti i Nxënësve'' në Tiranë.

Shtetasi K.T po qarkullonte me biçikletë dhe gjatë kontrollit të policisë, në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Ai ishte me precedentë penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

''Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi trijavor, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar "Befasia", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla'', thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni policor "Befasia" u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Vendi Lajme arrestim tirane pistolete silenciator

EMISIONET