Kineasti Piro Milkani  ishte në mesin e personaliteteve të artit që morën sot dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Duke folur për mediat pas vaksinës, ai u shpreh i kënaqur dhe ndau bindjen se vetëm vaksina anti-Covid do të jetë shpëtimi i njerëzimit nga ky virus.

Milkani: Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin.

LEXO EDHE

Nga Tinka Kurti te Alfred Moisiu, personalitetet që do të marrin sot dozën e parë të vaksinës