Andrea Pirlo e nis me fitore aventurën e tij te Juventus si trajner.

Kampionët e Italisë kanë mposhtur Sampdorian në ndeshjen hapëse të sezonit të ri me rezultatin e pastër 3-0, raporton Ora News.

Pjesa e parë u vulos falë golit të blerjes më të fundit, Dejan Kulusevski, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 13.

Gjatë pjesës së dytë ekipet rritën nivelin e lojës në kërkim të golit, por ishte Leonardo Bonucci ai i cili e gjeti golin në minutën e 79.

Ndërsa për të vulosur sfidën mendoi Cristiano Ronaldo me golin e minutës së 89.

Po sot, Napoli mundi në transfertë Parmën, Genoa shkatërroi 4-1 Crotonen, ndërsa Sassuolo dhe Cagliari u ndanë në barazim 1-1.

Goli i Kulesevskit:

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/HCmHq6mJj2w” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>