Pianisti 96 vjeçar shpreson të luajë piano deri në moshën 100 vjeçare

Pianisti 96 vjeçar shpreson të luajë piano deri në

Jegal Sam është ndoshta pianisti më i vjetër në Korenë e Jugut.  96-vjeçari ka qenë i pandashëm nga instrumenti që kur nisi mësimet e para në moshën 14 vjeçare.  Ai ka luajtur piano për plot 82 vjet - dhe vazhdon ende.

 “Unë jam 96 vjeç tani, por kam besim se do të luaj deri në moshën 100 vjeçare. Nuk mund të lexoj muzikë sepse shikimi im është përkeqësuar. Por, për fat të mirë unë ende mund të luaj piano vetëm nga kujtesa. Është si të ngasësh biçikletën. Nuk mendoj për secilën notë. Gjithmonë them se nuk është truri im që kujton muzikën,  por gishtat e mi. Është vërtet e jashtëzakonshme. Ato thjesht dinë se ku të shkojnë.”

Lindur në 1925, Jegal Sam filloi mësimet e pianos kur ishte 14 vjeç. Ai u bë një mësues muzike menjëherë pasi u diplomua dhe ka performuar në recitale. Mësimdhënia zgjati më shumë se 50 vjet, dhe madje e shpëtoi atë nga rekrutimi gjatë luftës koreane.

“Në atë kohë, policia kapte rastësisht të rinj nga rruga dhe i dërgonte me forcë në fushën e betejës. Unë u kapa një herë kur shkova në Busan për të marrë disa libra. Ishin gati të më merrnin. Papritmas, dëgjova dikë që bërtiste: Mësues! Oficeri i policisë pyeti studenin tim: a është ky mësuesi juaj? Ai është mësuesi im i muzikës., u përgjigj djali që më shpëtoi jetën. Mësuesit shpesh përjashtoheshin nga rekrutimi.”

Tani në pension, ai ende praktikon pianon çdo ditë - në rast të ndonjë shfaqje të mundshme. Sam shpreson të bëhet pianisti më i vjetër në botë që të luajë një nga kompozimet e tij.

“Unë dua të interpretoj për aq kohë sa mundem. Kjo është arsyeja pse unë praktikoj çdo ditë që të përgatitem. Dua të jem gati të luaj kur të paraqitet mundësia.”

Kultura Lajme pianisti

EMISIONET