Pfizer do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat në Europë

Pfizer do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat

Duke filluar nga java e ardhshme laboratori amerikan i Pfizer do të ketë një rënie në dërgesat e vaksinave Covid në Europë, në pritje të përmirësimit të aftësive të saj të prodhimit.

Kjo u njoftua nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, i cili theksoi se  ulja e përkohshme do të prekë të gjitha vendet europiane.

IKSHP tha se ulja e përkohshme e dërgesave është “në lidhje me një azhurnim të kapacitetit të prodhimit”. “Reduktimi i përkohshëm do të prekë të gjitha vendet europiane,” shtuan ata.

Pfizer më vonë konfirmoi këtë rënie të dërgesave nëpërmjet një deklarate:

“Si pjesë e përmirësimeve normale të produktivitetit për të rritur kapacitetin, ne duhet të bëjmë modifikime në proces dhe objekt që do të kërkojë miratime shtesë rregullatore. Kjo do të ndikonte përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, ajo do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit”- bënë të ditur ata.

Është e paqartë se sa kohë do të duhet që Pfizer të kthehet në kapacitetin e plotë të prodhimit, i cili do të rritet nga 1.3 në 2 miliardë doza në vit.

Shuma e zvogëlimit nuk është specifikuar për Europën në tërësi, por për Norvegjinë rënia do të jetë 17.8%.

Shendetësi Lajme europe Lajmi i fundit covid vaksina anticovid pfizer

EMISIONET