Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech kanë njotuar se  do t'u kërkojnë rregullatorëve në SHBA që të autorizojnë vaksinën kundër koronaviruit për përdorim edhe tek moshat e reja.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lartë.

Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re, kryesisht të moshave 12 deri në 15 vjeç.

Sipas mediave të huaja, nëse kërkesat miratohen, kjo mund të hap rrugën që shumë fëmijë të vaksinohen para vitit të ardhshëm shkollor.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç.

Një studim i bërë muajin e kaluar zbuloi se vaksina ishte 100% efektive në parandalimin e sëmundjes Covid në një provë të fazës përfundimtare tek fëmijët nga 12 deri në 15.

Bota Lajme vasksina kunder Covid-19

EMISIONET