Pezullohet procesi i vettingut në Polici

Parlamenti i Shqipërisë miraton vendimin për pezullimin e përkohshëm të vettingut në radhët e Policisë së Shtetit.

Me propozim të një grupi deputetësh mes të cilëve edhe Ermonela Felaj, Kuvendi ka aprovuar më 12 shkurt draftin që vendos pezullimin e vettingut për efektivat e Policisë së Shtetit.

Në relacionin shpjegues të këtij ndryshimi në ligjin për Policinë e Shtetit, shpjegohen edhe arsyet e vendimit që kanë të bëjnë me kalimin në skaner të të gjithë trupës së shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat.

“Ky ndryshim do të mundësonte fokusimin dhe përmbylljen në kohë të procesit të Vettingut për trupën vlerësuese të SHCCBA e cila më pas do të mund ta shtrinte këtë proces tek subjektet e tjera të ligjit”, thuhet në relacion.

Drafti mbështetet në faktin se ligji e ri e ka përcaktuar radhën e vettingut në mënyrë të tillë që kontrollit do ti nënshtrohen punonjësit e SHÇBA dhe pas konfirmimit në detyrë, do të jenë ata që do të kontrollojnë efektivat e policisë.

Propozuesit e draftit thonë se ndryshimi vjen në përputhje me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtare dhe vlerësimin e fundit të GRECO që ka kërkuar krijimin e një mekanizmi të përhershëm që do të mbajë në kontrolli të vazhdueshëm efektivat e policisë së shtetit.

Ky proces ka nisur dy vite më parë por është ndeshur me vonesa të theksuara pasi deri tani janë dhënë vetëm 35 vendime nga të cilat 26 konfirmime në detyrë, 4 përjashtime dhe është shoqëruar edhe me pesë zyrtarë të dorëhequr ndërkohë që dy zyrtarë janë në pritje të gjykimit.

Vendi Lajme policia vettingu ne polici shcba Aktualitet

EMISIONET