Vendimi për zhvillimin e leksioneve në universitete online ka sjellë ndikim dhe në tregun e qirave. Ekspertët shprehen se studentët kanë paguar deri në dy muaj qiratë, por pas vendimit të qeverisë, të gjitha kërkesat janë pezulluar.

Pasi u shpallën fitues në fakultet, shumë studentë nga rrethet nxituan të siguronin banesa me qira në Tiranë.

Vetëm 3 ditë para nisjes së mësimit, u njoftuan për pezullimin, duke u përballur me shpenzime të parimbursueshme.

Aleks Pashaj: Gjithmonë kontratat konsiderohen me një paradhënie që shërben në formën e garancisë në çdo proces qiramarrje të një prone. Mund të jetë në vlerën e barabartë të një apo dy qirave mujore.

Eksperti imobiliar, Aleks Pashaj, bën me dije se pas këtij vendimi të gjitha kërkesat janë pezulluar.

Aleks Pashaj, ekspert imobiliar

Aleks Pashaj: Pas lajmërimit të mësimit online ka pasur një ulje apo pezullim total të saj nga ana e studentëve.

Kjo situatë i ka vendosur të gjithë përballë paqartësive.

Aleks Pashaj: Shumica e transaksioneve është realizuar, situata është e paqartë për momentin deri në një lajmërim të dytë.

Ekspertët shprehen se me nisjen e pandemisë, pritshmëritë ishin për rënie të qirave.

Por duket se kanë qenë kërkesat e pronarëve që kanë këmbëngulur për të mos ndryshuar vlerat.