Ditën e sotme SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të drejtorit të Task-Forcës së operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, pasi ka dyshime se ka nxjerrë sekretin hetimor. Prokuroria i ka kërkuar Ardi Veliut pezullimin e tij deri në përfundim të hetimeve.

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë pak më parë nga selia e Partisë Demokratike dhe është shprehur se kjo dëshmon që kjo qeveri bashkëqeverisë me krimin, nuk e lufton atë.

Enkelejd Alibeaj: OFL prej krijimit të tij ka qenë veçse një iluzion, me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën e vërtetë dhe pushtetin e ka krimi.

Çdo gjë tjetër është fasadë, krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderët dhe krimi bashkëqeveris.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar, tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e policisë së shtetit.

Pak javë më parë kreu i OFL-së kaloi me sukses vettingun duke dëshmuar se Ministria Brendshme, Shërbimi Informativ dhe strukturat e tjera në të vërtetë nuk funksionojnë.

Shkëmbi 7 muaj më parë kaloi vettingut e policisë, ndërsa është përfolur dhe si pjesë e sigurimit të shtetit.

Numri dy i kësaj strukture po hetohet edhe për akte korruptive ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra me qëllim që ai të mos dëmtonte provat dhe të mos ndikonte në hetim.