Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Artan Shkëmbi i pezulluar me vendim gjykate rreth 10 dite me parë i është drejtuar gjykatës së Posaçme të Apelit për të ankimuar vendimin.

Sipas avokatit mbrojtës, Artan Broci gjykata e shkallës së parë nuk e ka arsyetuar pezullimin ndërsa bazuar në një vendim unifikues te gjykatës së lartë, tashmë Shkëmbi nuk përben rrezik për dëmtimin e provave.

Mbrojtësi i numrit 2 të OFl-së është shprehur se prokuroria i ka kryer të gjitha verifikimet në sistem ndërsa telefoni i zyrtarit të lartë të policisë është sekuestruar për tu këqyrur.

Tashmë do të jete Gjykata e Posaçme e Apelit që do të vendosë nëse do të pranoje apo jo kërkesën Shkëmbit për tu rikthyer në Polici.

Artan Shkëmbi akuzohet nga SPAK për nxjerrje sekreti dhe korrupsion. Ai do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri ne përfundim të hetimeve. Gjermania më 19 mars ka kërkuar nga autoritetet shqiptare informacion për verifikim të pasurive për dy persona të cilët jetonin në Gjermani. Mësohet se përgjigja autoriteteve shqiptare i është kthyer ne 22 prill. Gjatë kësaj periudhe autoritet gjermane kanë zbuluar një komunikim mes shtetasve shqiptarë nëpërmjet një programi të jashtëligjshëm Enkrochat ne te cilin ishte edhe fotografia me të dhëna të programit Deep See, ku kanë akses vetëm organet hetimore te certifikuara. Menjëherë janë kryer verifikimet se kush ka kryer kërkime në këtë program për dy shtetasit dhe ne dy raste ka rezultuar se ato janë bërë nga zyrtari i lartë i policisë Shkëmbi.