Pëson atak kardiak duke punuar në sallën e operacionit, humb jetën kirurgu

Pëson atak kardiak duke punuar në sallën e operacionit, humb

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të një nga pacientët e tij mjeku, Mahdi al-Emari  ka pësuar  atak kardiak dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në spitalin, Khamis Mushait.

Njëri nga kolegët kishte vërejtur që doktori dukej i sëmurë dhe e kishin bindur të testohej për probleme të zemrës.

“Kur Emari erdhi për të kryer operacionin në një nga pacientët e tij, ne vërejtën shenja lodhjeje te ai, i cili pranoi se ndjente dhimbje në stomak”, citohej të kishte thënë kreu i repartit të ortopedisë Dr Majid Al Shehri.

Ai shtoi se Emari fillimisht refuzoi të bënte testin dhe insistonte të kryente operacionin te pacienti.

Por më në fund ai ishte bindur të kryente alaktro-kardiogramin që tregonte se kishte pësuar atak kardiak.

“Ai vdiq duke kryer detyrën e tij, ai është një martir,” -tha Dr Al Shehri.

Bota Lajme mjeku humb jeten atak kardiak kirurgu

EMISIONET