Pesha: Pronarit dhe gazetarëve të TV Ora iu dha mesazh intimidues, drejtësia ta fillojë nga politika

Pesha: Pronarit dhe gazetarëve të TV Ora iu dha mesazh intimidues,

Në një intervistë për Ora News, Besjan Pesha nga Nisma Thurja tha se shfaqja e RENEA-s te RTV Ora ishte diçka e panevojshme.

Për Pëshën kjo është një formë intimidimi dhe një mesazh për pronarët apo gazetarët e televizionit.

Pesha u shpreh se televizioni i shërben publikut, prandaj cdo veprim ka nevojë për transparencë.

Besjan Pesha: Me Ora News ndodhi që në oborrin e një media u shfaq RENEA. Ishte një gjest i panevojshëm, mjafton të vinte administratore. Sepse kjo mund të ishte një mënyrë intimidimi. Mesazhi që jepet te pronari dhe te gazetarët është një mesazh intimidues se nuk është e bukur që të vish në punë dhe të gjesh polici sikur je në një fabrikë droge. Për derisa kohë televizioni i shërben publikut, ai ka marrë një licencë dhe i shërben publik. Prandaj çdo lloj publike që ndikon te kjo hapësirë publike ka nevojë për transparencë.

Pesha tha se procese të tilla fillimisht duhet të fillojnë me politikanët që kanë vila luksoze e plazhe.

Besjan Pesha: Nëse prona ka probleme me drejtësi, ai të përballet me drejtësinë, por nga ana tjetër kemi televizionin që deri më tani ka pasur një balancë për zëra të ndryshëm. Për këtë arsye, personalisht jam shumë i shqetësuar për fatin e televizionit dhe shpresoj që të mos ketë tentativa për të goditur televizionin. Nëse pronari ka probleme ta bëjnë model dhe pas tij të shkojnë të gjithë politikanët që janë në vila luksoze dhe plazhe. Dhe besoj se këto procese duhet të fillojnë nga personazhet e politikët pasi në 30 vite kemi prodhuar një klasë të kamur.

Pesha tha se uroj që të mos përsëritet historia me Bechetti-n, ku në fund të procesin paguam 11 milionë euro.

Besjan Pesha: Freedom Mouse çdo vit na rankon keq. Veprime të tilla e përkeqësojnë klimën. Ndërsa rasti Bechetti, ishte një përballje personale e Ramës dhe e Veliaj dhe tani duhet të paguajë buxheti 110 milionë euro. Uroj që të mos kemi më raste të ngjashme si ky, sepse kemi mbylljen e një media dhe pagesën. Po ashtu, në fund të procesit nuk kemi mbajtje përgjegjësie për 110 milionë euro. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Kjo nuk është normale.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme drejtesia pronari Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news besjan pesha gazetareve mesazh intimidues politika

EMISIONET