Këngëtarja, Eni Koçi para pak kohësh zbuloi se kishte kaluar covid-19 dhe nuk kishte patur ndonjë shqetësim.

Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon tani pas infektimit. Së fundmi ajo ka treguar se edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga periudha e infektimit asaj nuk i është kthyer shija dhe nuhatja.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”-ka treguar këngëtarja për ndjekësit e saj.

Gjithashtu Eni ka publikuar në Instastory  dy foto ushqimesh teksa shpreson që ti shijojë sado pak dhe mos ndjejë më shijen e keqe.

“Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erësapo shijes por fakti që ndjej një shije dhe erë të keqe në çdo gjë. Tani dëshira ime është që të mos ndjej fare as shije as erë që të mund të konsumoj ndonje ushqim normal. Për kthimin në normalitet nuk po pretendoj”