Një prej shesheve të Sarandës ka marrë emrin e patriotit të njohur Çam, Muharrem Rushiti i vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, nga Presidenti Ilir Meta në 100 vjetorin e luftës së Vlorës!

Ishte ish deputeti Dashamir Tahiri i cili dorëzoi pasardhësve dekoratën ndërsa bashkë me stërnipin e patriotit  zbuluan pllakatën e posacme kushtuar luftëtarit të çështjes kombëtare!

Nderimi i personaliteteve nga Çamëria, theksoi Tahiri është një rrugë për të cuar historinë në vend!

“Për rrugën e tij, për peshën që i ka dhënë këtij vendi, për lirinë e vendit, për mbrojtjen e pavarësisë dhe e gjithë lufta dhe historia që ka bërë i madhi Muharrem Rushiti”

Stërnipi i Patriotit theksoi se vlerësimi i Muharrem Rushiti zbulon histori të lëna në harrese!

“Ne nuk jemi vetëm ëpr plazh, ne duhet të tregojmë dhe historinë tonë. Kështu do të dimë ku të ecim, ku do të arrijmë”